Në zbatim të kreut 4, pika 3/c të Udhëzimit nr. 12, datë 10.06.2021, “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimit e portalit “Mësues për Shqipërinë”, DRAP Durrës / DPAP pas shqyrtimit të kritereve të ligjshmërisë së dosjeve të ngarkuara në sistemin online të portalit “Mësuesi për Shqipërinë”, publikon listat e kandidatëve që fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në testimin si edhe të kandidatëve të skualifikuar për mosplotësimin e kritereve përkatëse. Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”, 2023 për të marrë pjesë në testimin e informatizuar të kontrollojnë emrin e tyre në listat e mëposhtme në linkun me numr ID të sistemit.Kandidatët që kërkojnë të ankimojnë vendimin e KVD mund të dërgojnë ankesën e tyre përmes postës elektronike (e-mail-it), në adresën: drapdurres@arsimi.gov.al brenda datës 24.06.2023. Në këtë email të specifikohet arsyeja e ankimimit, mbështetur në sqarimin e dhënë në listën e të skualifikuarve.Ankesat e dërguara pas datës 24.06.2023, nuk do të merren parasysh dhe nuk do të trajtohen. Rezultatet e kandidatëve që kanë kërkuar të mbartin pikët e testimit do të shpallen në fazën e dytë.
1-Lista paraprake e kantidatëve të kualifikuar për të hyrë në testim.
2-Lista paraprake e kantidatëve të skualifikuar.
Recent Comments