Përshëndetje!                                                                                                                                                            Në  zbatim të  Udhëzimit të  MAS,  Nr.12, datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet  arsimore publike, të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e Portalit “Mësues për Shqipërinë”, të ndryshuar, dhe të shkresës së MAS nr.1645/5 datë 29.05.2023, “Për realizimin e procedurave të konkurrimit të mësuesve në portalin  “Mësues për Shqipërinë” 2023, pas përfundimit të afatit të aplikimit rezultojnë shumë ankesa nga  aplikantët që do te futen në testim:

  1. Të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar online në Portalin “Mësues për Shqipërinë” të verefikojnë listën e të skualifikuarve në faqen zyrtare të DRAP Durrës dhe sipas rastit të dërgojnë dokumentat e munguara në rruge elektronike në PDF,  në adresën drapdurres@arsimi.gov.al ose drapdurres1@gmail.compër efekt të plotësimit të dosjes online,brenda ditës së sotme .
  2. Theksojmë se i gjithë dokumentacioni që mungon, në dosjen online, të skanohet nga origjinale.
  3. Kandidatët të cilët figurojnë të skualifikuar, për arsye se  nuk hapet dosja elektronike, ta dergojne ate te skanuar, të plotë në rrugë elektronike në PDF në adresën zyrtare të DRAP Durrës.

Ju lutemi tregoni kujdes në dërgimin e dokumentacionit të munguar dhe respektoni afatin kohor brenda ditës së sotme.

Këtu të shikohet me përparsi lista e kantidatëve të skualifikuar

 

Ju faleminderit për mirkuptimin!