Përmes këtij njoftimi lajmërohen të interesuarit për shërbimin psiko-social se pranohen dosje për rekrutim me kontratë me afat të caktuar, sipas kreut VII të Udhëzimit nr 313 dt 20.10.2020, i ndryshuar;
Dokumentacioni i detyrueshëm;
– Kërkesë për punësim tek ZVA e dëshiruar (mund të përzgjidhet vetëm një ZVA).
– Jetëshkrim
– Diplomë në fushën e punonjësit social ose psikologut minimalisht niveli bachelor.
– Dëshmi penaliteti
– Raport aftësie në punë
Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është data 10.09.2025. 
Dokumentacioni i kerkuar te dergohet i skanuar nga origjinali ne adresen DRAPDurres@arsimi.gov.al