Njoftim

Në zbatim të urdhrit nr. 24, datë 23.01.2020 “Për miratimin e rregullores për zhvillimin e olimpiadave kombëtare në arsimin parauniversitar dhe pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiadat ndërkombëtare” dhe Rregullores nr. 628/1, datë 23.01.2020 “Për zhvillimin e olimpiadave kombëtare në arsimin parauniversitar dhe pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiadat ndërkombëtare”, bashkëlidhur gjeni Udhëzuesin nr. 2570 prot., datë 06.05.2021, për njohje dhe zbatim nga institucionet përgjegjëse të arsimit parauniversitar, për organizimin, administrimin dhe zhvillimin e fazës së dytë të olimpiadave kombëtare 2020-2021, në AML, dhe zhvillimin e fazës së tretë të olimpiadave kombëtare, në AMU dhe AML.

(shiko udhëzuesin)