Është hapur sërish thirrja për kurset e trajnimit American English E-Teacher Program që tani ka marrë emrin OPEN (Open Professional English Network) për semestrin e dimrit 11 janar – 8 mars, 2022 . Të shtatë kurset që u akredituan në fillim të vitit 2020 nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të ofrohen edhe këtë semestër. Këtë vit ofrohen edhe  kurse të tjera nëse mësuesit do të jenë të interesuar.

Bashkëngjitur do të gjeni edhe formën e aplikimit që mësuesit duhet të plotësojnë në mënyrë që të konkurrojnë për tu përzgjedhur. Për këtë semestër mund të bëhen vetëm 7 (shtate) nominime.

Call for application

Winter 2022 OPEN Application for RELO Belgrade posts

Aplikimet duhen derguar në këtë adresë  e-mail-i: CultureandEducationTirana@state.gov